
Gjatë mbrëmjes së sotme në Fan Club Danja foli për ditët e para pas daljes saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4.
Ish-banorja tha se me Redin diskutuan për lajmet e ndryshme që kishin qarkulluar në rrjet dhe për të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë. Sa i përket marrëdhënies me G Banin Danja tha se nuk u përshëndetën fare, të cilës ish-banori iu përgjigj duke thënë se nuk i duhet shoqëria me Danjën sepse ajo ka qenë agresive ndaj tij brenda.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Çfarë diskutuat me Redin kur dole nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?
Danja: Më ka thënë për këto lajmet e ndryshme vërdallë, folëm për gjithçka që ka ndodhur brenda dhe shumë dashuri normalisht. Me G Banin as nuk u përshëndetëm sot.
Heidi: G Bani, a do e doje shoqërinë e Danjës jashtë
G bani: Shoqërinë e Danjës e doja brenda në lojë, Danja jo vetëm që shoqëri nuk deshi por ishte dhe shumë agresive ndaj meje aty brenda. Prandaj nuk kam nevojë për shoqërinë e Danjës jashtë.
Heidi: Redi ka kontaktuar prindërit e tu për situatën që keni patur brenda në shtëpi me Danjën
G Bani: Është diçka që mendoj e ka bërë me të drejtë dhe në shumë mënyrë shumë dinjitoze.
Top Channel