
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me shqiptarët e Diasporës në Bershia të Italisë.
Berisha foli dhe për anulimin e darkës së kryeministrit në Këshillin e Europës, ku tha se “Rama foli aty si nipi i xhelatit Spiro Koleka”.
Më tej ai shtoi se “I marrë, mendoi se do të trembte Europën me banditë të tij”.
“Në këto takime, në këtë vizitë, gjeta atë që s’mund të ma priste mendja kurrë. Gjeta që kreut të narkoshtetit shqiptar në Këshillin e Europës ja kishin anuluar darkën zyrtare që do të shtrohej për nder të tij, sepse ishte sjellë në mënyrë të padenjë në tempullin e demokracisë.
Darka ju anulua sepse ai foli aty si nipi i xhelatit Spiro Koleka. Se ai foli aty sikur të ishte i biri i Muhamed Gadafit. Se ai foli aty si narkodiktator, por jo vetëm kaq, por kishte marrë bandit të cilët më pas i kërcënuan me qindra mesazhe, ata që i anuluan darkën.
I marrë, mendoi se do të trembte Europën me banditë të tij. Kjo ishte historia e tij në Këshillin e Europës miqtë e mi.”, tha ai.
Top Channel