VIDEO/ Përsëritet tragjedia e Koçanit, rritet bilanci i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës

09/04/2025 00:40

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate të njohur në Santo Domingo vazhdon të rritet, me të paktën 44 viktima dhe 134 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

Juan Manuel Mendez, kreu i qendrës së operacioneve emergjente të Republikës Domenikane, tha se ekipet e shpëtimit po luftonin me kohën për të nxjerrë njerëzit që besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja.

Ai nuk pranoi të jepte një numër të njerëzve që ndodheshin në klubin e natës. Nelsy Cruz, guvernatori i provincës veriore të Monte Cristi, ishte gjithashtu brenda klubit kur çatia u shemb dhe është mes të vdekurve, sipas Reuters.

Një video vërtet tronditëse ka dalë në dritë të momentit kur çatia e klubit të njohur natës u shemb ndërsa këngëtarja Ruby Perez po performonte, në orët e para të së martës, 8 prill.

Momentet që pasojnë janë tragjike, me kontrastin e emocioneve të dukshme pasi të pranishmit, nga momentet e çlodhjes dhe argëtimit, vrapojnë për të shpëtuar veten.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta