
Jennifer Lawrence ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Coke Maroney
Jennifer Lawrence ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Coke Maroney. Lajmi i bukur u bë e ditur nga People.
Sipas raportit, aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj në fshehtësi të plotë disa ditë më parë. Gjinia e bebit nuk është bërë e ditur. Çifti preferon ta mbajë jetën e tyre personale larg vëmendjes dhe kështu, ka zgjedhur ta shijojë këtë periudhë privatisht.
Jennifer Lawrence Welcomes Baby No. 2 with Husband Cooke Maroney https://t.co/RLEM0IZp5Q
— People (@people) April 1, 2025
Lajmi për shtatzëninë e saj u bë i ditur nga Vogue, në një postim të bërë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, në tetor 2024. “Urime Jennifer Lawrence! Aktorja fituese e Oskarit do të mirëpresë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin e saj, Cooke Maroney”, thuhej në mbishkrimin e botimit, duke shtuar se përfaqësuesit e Lawrence konfirmuan lajmin e bukur.
Çifti u martua në tetor 2019 dhe tashmë kanë një djalë, Sai, i cili është 2 vjeç.
Top Channel