Arrihet armëpushimi detar me Ukrainën dhe Rusinë, SHBA: Lundrimi në Detin e Zi do të jetë i sigurt! Do të merren masa për…

25/03/2025 16:25

Shtëpia e Bardhë publikoi këtë të martë detaje nga bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, që u mbajtën në Riad të Arabisë Saudite, nga data 23 mars deri sot.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord të zhvillojnë masa për zbatimin e marrëveshjes mes Presidentit Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, për ndalimin e sulmeve kundër impianteve energjetike në Rusi dhe Ukrainë.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara njoftojnë se Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi, për të ndaluar përdorimin e forcës dhe për të parandaluar shfrytëzimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake. Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave, uljen e kostove të sigurimit detar dhe rritjen e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të vazhdojnë të punojnë drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme, duke theksuar se vrasja në të dyja anët e konfliktit Rusi-Ukrainë duhet të ndalet, si hapi i nevojshëm drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme paqeje.

Për këtë qëllim, njofton Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të lehtësojnë negociatat midis të dyja palëve për të arritur një zgjidhje paqësore, në përputhje me marrëveshjet e bëra në Riad.

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta