
Vijon dëshminë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në GjKKO për dosjen “Plumbi i Artë”.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Dumani vijon t’i përgjigjet pyetjeve të avokates së Altin Ndocit.
Avokate Elda Zotaj: A ke bërë deklarime para OPGJ-ve të Elbasanit, pas momentin e arrestimit?
Dumani: Nuk ju kam kthyer përgjigje të korruptuarve. Ata janë të korruptuar. Kur jam arrestuar në Fier më çuan në spital. Pastaj më çuan tek ushtaraku. Aty erdhën Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Ardian Cipa. Nuk kam firmosur gjë para tyre. Nuk më kanë marrë në pyetje.
Avokatja: Ku e ke dhënë deklarimin e parë pas arrestimit?
Dumani: Mesa mbaj mend i kam dhënë tek Spitali i Burgut. Atje kam firmosur pas deklarimeve. Nuk mbaj mend nëse janë regjistruar në audio dhe video.
Avokatja: Ditën e arrestimit për cilën ngjarje u nise në Elbasan. Cili ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës?
Dumani: Suel Çela.
Avokatja: A të ka kontaktuar Alibej me telefonat e enkriptuar.
Dumani: Më ka çuar letra dore.
Avokatja: A je në dijeni të ndonjë miqësie mes Oti Kilës dhe Hajdar Çopjes?
Dumani: Nuk e di.
Avokatja: Ditën që u plagose, a i dallove personat që të qëlluan?
Dumani: Jo nuk i kam njohur. Ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Cela.
Top Channel