
Ish-presidenti Thaçi qëndroi në selinë e EULEX-it pasi vizitoi varrin e të atit, tre vëllezërit e tij e takojnë: Është…
22/03 11:20
Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Vushtrri të Kosovës.
Avni Zahiti, zyrtar i policisë rajonale për Mitrovicë, ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”.
“Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19-vjeçar”, ka thënë ai.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa policia është në kërkim të autorit.
Top Channel