‘Faleminderit, kapiten’/ Teuta ndan rrugët me Blerim Kotobellin
Dyshimet qarkullonin që në atë kohë, por konfirmimi vjen pikërisht këtë të enjte nga ana e ‘The Guardian’. E përditshmja prestigjioze britanike mori në zotërim disa dokumente të vitit 2020 dhe bëhet fjalë për një akord paraprak për ‘FIFA Super League’.
Në prill të 2021, u njoftua projekti i pavarur ku u përfshinë 12 klube, një projekt që dështoi pas vetëm pak orësh për shkak të protestave të forta nga tifozët, por edhe politika në të gjithë Evropës. Vetë presidenti i FIFA, Gianni Infantino në atë kohë mori anën e kreut të UEFA, Aleksander Ceferin. ‘E refuzojmë në mënyrë kategorike krijimin e Super League që është një ligë e mbyllur e ndarë nga institucionet aktuale, nga kampionetet, nga federatat, nga UEFA dhe nga FIFA’-ishin fjalët e Infantinos 5 vjet më parë.
Por dokumentat tani thonë se ai muaj më përpara, Infantino ishte i përfshirë në negociata për një kompeticion të ndarë. Madje në dokumenta, FIFA shfaqet me kodin Ë01, e njëjta sigël e përdorur edhe nga ushtria britanike për një zyrtar të gradës së lartë. Sipas këtij akordi paraprak, partneriteti mes FIFA dhe Super League do të zgjaste të paktën për 12 vjet me krijimin e një kompanie të përbashkët për të menaxhuar operacionet komerciale jo vetëm të ‘Fifa Super League’, por edhe të Botërorit të Klubeve të zgjeruar për t’u zhvilluar në harkun e 3 javëve.
Super League që do të ishte edhe në futbollin e vajzave, do të përbëhej nga 15 anëtarë të përhersgëm dhe 5 klube të kualifikuara përmes kompeticioneve ekzistuese. FIFA do të përfitontë nga pjesëmarrja aksionere e privilegjuar, pra në një farë mënyre do të thoshte fjalën e fundit në lidhje me modifikimin e formatit e kalendarit, me shpërndarjen e fondeve dhe emërimin e Shefit Ekzekutiv. Plani i diskutimeve parashikonte një reduktim të dritareve për kombëtaret(2 periudha perj 2 javësh në çdo vit) dhe të numrit të skuadrave pjesëmarrëse në ligat kombëtare. Në këtë mënyrë, FIFA do të kapërcente mbi federatat anëtare të saj në ridizenjimin e futbollit global.
‘The Guardian’ nënvizon se Infantino figuronte mes anëtarëve të stafit të FIFA të përfshirë në këtë projekt dhe mësohet se ishte i informuar për evoluimin e tratativave. Nuk është e qartë se përse e gjithë kjo nuk shkoi përtej akordit paraprak. Burime të cituara nga prestigjiozja britanike referuan se Infantino më pas iu tha bashkëpunëtorëve të tij të mos punonin kundër institucioneve të futbollit.
Sigurisht, faktet e zbuluara në ditët e fundit përforcojnë bindjen se Infantino ka vepruar dhe vazhdon të veprojë për të çmontuar status quonë dhe të zgjerojë sferën e influencës. Nuk mund të lexohet ndryshe ideja më e fundit, ajo për të shitur një kuotë të aseteve komerciale të FIFA te investitorët privatë. FIFA që sapo ka siguruar të ardhura prej 15 miliardë dollarësh në ciklin 2022-26 dhe disponon 5 miliardë dollarë likuiditet dhe asete financiare, nuk do të bënte një biznes shumë fitimprurës nga shitja në mënyrë të përhershme të 20% të të drejtave të turneve të saj të pasur me në krye Botërorin për 4.2 miliardë dollarë. Në fakt do të ishte dikush tjetër ai që do të pasurohej nga ky transaksion.
Top Channel