Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar sot Eric P. Wendt si ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri.

Sipas rezultatit zyrtar të publikuar nga Senati amerikan, kandidatura e Wendt u miratua me 50 vota pro dhe 44 kundër. Votimi u zhvillua në seancë plenare të Senatit dhe përbën miratimin përfundimtar të emërimit të tij për postin e ambasadorit në Tiranë.

Eric P. Wendt është ish-gjeneral i ushtrisë amerikane me një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë dhe operacionet speciale, përfshirë detyra drejtuese në NATO dhe në ushtrinë e SHBA-së.

Pas votimit të sotëm në Senat, hapi i fundit formal është nënshkrimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili do të finalizojë emërimin e Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri.

 

Top Channel