Nuk u ekstradua, por u deportua nga SHBA, si u kthye në Shqipëri Sokol Hoxha pas 30 viteve arrati, autor i tre vrasjeve
Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim për strukturat e saj në të gjithë vendin, duke kërkuar organizimin e një qëndrese qytetare kundër projektit të qeverisë për ndryshimin e hartës administrative-territoriale.
Top Channel raporton se në dokumentin e shpërndarë për degët e PD-së kërkohet bashkëpunim me këshilltarët bashkiakë të të gjitha forcave politike që kundërshtojnë reduktimin e numrit të bashkive.
PD pretendon se reforma e propozuar nga mazhoranca prek vetëqeverisjen vendore dhe kërkon mobilizimin e qytetarëve në zonat ku parashikohet shkrirja e bashkive.
Sipas dokumentit të PD-së, që mban firmat e Sekretarit Organizativ, Klevis Balliu dhe Sekretarit për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, degët duhet të zhvillojnë takime urgjente me këshilltarët demokratë dhe të ndërtojnë një strategji kundërshtimi në nivel vendor.


Top Channel