“Nuk puthen dy shokë në atë mënyrë”/ Rikthimi i Eglit dhe raporti me Gjestin, Livia: Po luan me informacione nga jashtë…

23/03/2025 22:20

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ishte Livia Brunga, ish-banorja e “Big Brother VIP”, e cila ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format. 

Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq.

“Nga ana e Gjestit nuk ka dashuri. Gjesti ka gjetur një person që e do fort, po. Ama dashuria është gjë tjetër, vetë e ka pranuar me fjalët e veta që nuk kam ndjenjë. Egli mund të ketë rënë në dashuri sepse ka pasur gjeste nga ana e Gjestit, tani ta flasim një puthje e kemi parë të gjithë. Kështu që nuk është se puthen dy shokë në atë mënyrë”. 

Çfarë mendimi ka Livia për rikthimin e Eglit dhe si po i duket ajo në raport me banorët e tjerë?
“Unë e kam thënë që e kam pasur mundësinë që të flisja me Eglin para se ajo të futej. Ne të dyja e lamë sikur ajo nuk do të futej sepse është hip se të vrava dhe zbrit se të vrava nga ana e komenteve të njerëzve. Nuk e di, nuk më pëlqen vetëm pjesa që është duke luajtur me shumë informacione nga jashtë, nuk jam dakord me sulmin që po i bën Rozanës, nuk ka aspak lidhje”. 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta