
Gjatë bisedës me të ftuarit e tij në podcastin e sotëm, kryeministri Edi Rama u ndal te turizmi dhe zhvilimi që vendi jonë ka marrë vitet e fundit, ku shifrat flasin për sukses.
E ndërsa fliste për shtetasit e huaj që pushojnë në Shqipëri, Rama tha me humor se holandezët nuk sjellin shumë fitim, sepse janë dorështrënguar, “si gjirokastritët”.
“Holandezët janë tregtarët më të mëdhenj, vijnë këtu se është më lirë. Ata janë gjirokastritët e Europës, gjirokastritët përpara holandezëve janë bujarë, tironca.
Ata e duan natyrën por kanë çdo gjë tek xhepi. Ju jeni mjeshtra, ata paguajnë më pak. Këtu është qejf o qejf për ata. Ka nga ata që thonë se këtu është më shtrenjtë se në europë, nuk është e vërtetë”, tha Rama.
Top Channel