Referencë për numrin e akomodimeve/ Shoqatat e turizmit kundërshtojnë VKM: Jo e drejtë, presione të shtuara

16/03/2025 19:54

Një referencë për shfrytëzimin minimal të strukturave akomoduese është vendosur për strukturat akomoduese në vend.

Bujtinat, motelet, hotelet, resortet, strukturat e trashëgimisë kulturore, blloqet e apartamenteve apo hotelet e shpërndara, sipas sezoneve duhet të deklarojnë jo më pak se 30% dhe 65% të kapaciteteve totale.

Ky vendim nuk është mirëpritur nga shoqatat e turizmit në vend, të cilat kundërshtojnë nismën e qeverisë. E cila është paralajmëruar nga vet kryeministri 2 vite më parë.

“Mendoj se është e nxituar pasi qeveria i ka të gjitha zgjidhjet për të kontrolluar bizneset nëpërmjet sistemit selfcare i cili është i lidhur me bizneset dhe printon faturën. Janë 2 mijë hotele dhe i bie mesatarisht 30 shtretër për hotele me kapacitete të ulëta të cilët dhe kur kanë kapacitete të ulëta e mbajnë veten me të ardhura minimale pasi janë fonde që menaxhohen familjarisht. Nuk ka pasur një diskutim me ne si shoqata do t’i kishim argumentuar zgjidhje si rajoni”, shprehet Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Sipas vendimit të qeverisë, periudha e shfrytëzimit është e ndarë në dy faza sezonale, përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti.

Sipërmarrësit do të deklarojnë në muajin janar të çdo viti nivelin e shfrytëzimit pranë ministrisë së turizmit. Në rast se deklarimi është më i ulët, nga autoritetet do kryhen verifikimet në terren.

“Kjo metodë nuk ka për ta zgjidhur sistemin e formalizmit pasi zgjidhja është në tavolinën e qeverisë. Çdo subjekt në akomodim, duhet të marri një nipt që i takon kësaj kategorie paguan 6% TVSH dhe është i identifikuar. Nuk do shërbej për gjë kjo VKM por vetëm si një fushatë kontrolluese por nuk do të zgjidh situatën në të cilën ndodhet kjo industri”, shtoi ai.

Kjo situatë ka ardhur pasi edhe vet kryeministri ka thënë që deklarimet nga strukturat akomoduese nuk janë në përputhje me shifrat zyrtare. Në 2024 Shqipërinë e vizituan 11.7 milionë turistë por sipas INSTAT vetëm 18% e tyre u akomoduan në hotele apo dhe apartamente me qira ditore.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta