Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit në platformën sociale “Tik Tok”, bazuar në urdhrin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime interneti, kërkohet që të bllokojnë aksesin e “Tik Tok” brenda datës 13 Mars.

“Të gjithë duhet të paraqisni konfirmim me shkrim për mbylljen e aksesit dhe domaineve të platformës sociale, brenda datës 13 mars 2025″.

Qeveria shqiptare vendosi që “Tik Tok” të qëndrojë i mbyllur për një vit, derisa kompania t’i paraqesë Shqipërisë masa konkrete për bllokimin ose heqjen e materialit të dëmshëm dhe të rrezikshëm, që mund të ketë ndikim negativ te të rinjtë shqiptarë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta