E rëndë në Itali, ndërron jetë skiatori 18-vjeçar pas aksidentit të frikshëm

09/03/2025 17:52

Marco Degli Uomini, skiatori 18-vjeçar, i cili mbeti i plagosur të shtunën në Zoncolan, vdiq në spitalin e Udine.

Pas një fluturimi prej rreth 70 metrash, ai ra keq në dëborë dhe u dërgua menjëherë në spitalin në Tolmezzo me helikopterin Suem të Pieve di Cadore.

Sipas analizave fillestare, djali ka pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim të dyshuar në kokë, por nuk ka humbur ndjenjat pas aksidentit.

Një fakt që u kishte dhënë shpresë mjekëve dhe familjarëve, por menjëherë pas mbërritjes në spitalin e Tolmezzo lindën komplikime të rënda që kërkonin transferim të menjëhershëm në Udine. Pasi u fut në terapi intensive, 18-vjeçari ra në koma dhe më pas ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, shkruan La Repubblica.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta