Kërcënoi me thikë punonjësin e dyqanit dhe vodhi pajisje elektronike, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

07/03/2025 10:13

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me thikë punonjësin e një dyqani dhe vodhi disa pajisje elektronike në Durrës.

Në pranga ka rënë shtetasi Spiro Dede, autor i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera në një market në lagjen nr.10 dhe në një automjet në lagjen nr.12 në qytetin e Durrësit.

Po ashtu është vënë në pranga edhe shtetasi Edison Shqarthi, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se doli për të kryer sërish vjedhje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Zbardhen 3 raste të vjedhjeve në market, dyqan dhe automjet.

Kanosi me mjet prerës (thikë), punonjësin e një dyqani dhe mori pajisje elektronike, Policia identifikon, kap dhe arreston pak orë pas vjedhjes, autorin e dyshuar.

Gjithashtu, Policia kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes në një market. Ky shtetas, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një vjedhje me dhunë, në një dyqan pajisjesh elektronike, në lagjen nr. 4, Durrës, organizuan punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, u mundësua pak orë pas kryerjes së vjedhjes, lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Spiro Dede, 44 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka kanosur me mjet prerës (thikë), punonjësin e dyqanit, dhe ka marrë aty, pajisje elektronike.

Po gjatë operacionit “Fast’, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ka kapur dhe vënë në pranga dhe autorin e dyshuar të 2 vjedhjeve të ndodhura në një market në lagjen nr. 10 dhe në një automjet në lagjen nr. 12.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje dhe dilte për të kryer vjedhje përsëri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta