
Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale ka zhvilluar një komunikim ‘online’ me qytetarët.
Kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se në 11 maj nuk ka tifozllik.
Më tej ai ndërsa se duhet që vendi ynë të anëtarësohet, pasi do të na japë tre benefite (përfitime), që janë liria individuale, barazia para ligjit dhe standardet.
“Në 11 maj, nuk ka tifozllik sepse duhet të fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe futja në Bashkimin Europian na jep 3 gjëra shumë, shumë të rëndësishme që ndryshe nuk i garantojmë për të nesërmen. Liritë individuale. Kush është jashtë Bashkimit Europian i ka gjithmonë të kërcënuara. Në Bashkimin Europian liritë individuale janë të garantuara. E dyta, barazia para ligjit. Shikoni si është situata. Sot, unë jam nesër s’jam. Dikush tjetër nesër vjen, nga një qeveri tjetër dhe thotë ta përmbysim komplet reformën në drejtësi.
Ta mbyllim, t’i vëmë çelësin SPAK-ut, t’i vëmë çelësin gjithë institucioneve të reja dhe të kthehemi aty ku ishim. Kush e pengon ta bëjë?! Nëse jemi në Bashkimin Europian, gjithçka është e garantuar dhe nëse jemi në Bashkimin Europian barazia para ligjit, është në një nivel tjetër, edhe brenda, edhe jashtë, sepse ajo pasaporta që shkruan Republika e Shqipërisë, nuk është më vetëm Republika e Shqipërisë, por sipër do të shkruajë Bashkimi Europian, dhe secili dhe secila, qoftë shqiptar që jeton jashtë, qoftë shqiptar që është këtu, do të jetë komplet i barabartë para ligjit dhe para gjithçkaje që ka shoqëria e përbashkët e Bashkimit Europian. I barabartë! Do marrë sot makinë, do niset, do thotë po ndaloj filan vend. Në një farë mënyre, siç është Korça, nëse Shqipëria sot, po themi, është Pogradeci, atëherë, Italia do jetë Elbasani, Gjermania do jetë Tirana, në kuptimin e të jetuarit në një mjedis, në një hapësirë, pa kufij, jo thjesht pa viza. Pa kufij, jo thjesht pa viza, po pa kufij në çdo gjë. Në çdo gjë! Çdo gjë, çdo gjë! Dhe kjo bën që të mos ketë më kërcënime të natyrave që kemi pasur në vitet pararendëse, të mos ketë më kërcënime të lirive, mos ketë më kërcënime të të drejtave, mos ketë më dhe përkundrazi, të gjitha të shkojnë duke u përmirësuar, duke u përmirësuar, duke u përmirësuar.
Dhe e treta, janë standardet. Të gjitha standardet e bashkëjetesës janë të garantuara. Ana tjetër e medaljes, është që në momentin që ne hyjmë në Bashkimin Europian, në Bashkimin Europian ka një kategori shtetesh që janë përfituesit dhe një kategori që janë kontribuuesit.
Kontribuuesit janë ata më të fortët, ata më të zhvilluarit, më të pasurit që kontribuojnë në këtë familje për të forcuar ata që janë më të vegjël, që janë më të dobët dhe përfituesit, përveç buxhetit që kanë nga brenda, kanë dhe një buxhet ekstra nga jashtë, fondet e Bashkimit Evropian. Ju kujtohet kur ndodhi COVID-i dhe shkruanit nga Italia e nga Greqia, ça bëhet atje se shiko, ne na jep greku kështu e na jep italiani.
Nuk jep greku e italiani, jep bashkimi Evropian ekstra, para’ ekstra që ne s’i kishim se s’ishim në Bashkimin Evropian. Tani të gjitha këto janë në 11 maj tek vota dhe për sa kohë ne nuk jemi në BE, kijeni mirë parasysh këtë gjë, ka shumë rëndësi kush qeveris këtu, ka shumë rëndësi sa i besohet dhe sa respektohet ai që qeveris këtu. Këto lojërat ‘’jo po se shiko, se na duhet ‘’ , ça duhet? Nuk duhet asgjë, duhet vetëm fokus, fokus dhe brenda 2027 të mbyllim negociatat. Kjo duhet si fiksim, kjo duhet.“, tha Rama.
Top Channel