Rrëfimi i fortë i Vserlos, nëna e tij mëson live tentativën e tij të vetëvrasjes
02/03/2025 00:50
Këtë mbrëmje ishte radha e Vserlos për të treguar historinë e jetës së tij.
Ai tregoi se ka pasur një fëmijëri të vështirë, dhe se në moshën 2 vjeçare prindërit e tij ishin divorcuar.
Ndër të tjera ai tha se në moshën 15 vjeçare ka tentuar vetëvrasjen, gjë të cilën nëna e tij e cila kishte ardhur si surprizë brenda në shtëpi, e mësoi për herë të parë.
Ata janë çmallur mes lotësh me njëri-tjetrin, ndërsa e ëma i ka thënë se është krenare për të dhe të vazhdojë lojën me energji.
Top Channel