Ilir Beqaj nuk është dakord me mbylljen e hetimeve të SPAK që e akuzon se ka shpërdoruar fondet e BE gjatë kohës që drejtoi Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Këtë të martë ish drejtori i SASPAK Beqaj, ka qëndruar në ambientet e prokurorisë së posaçme për katër orë ku dhe ka dhënë deklarimet e tij, pavarësisht se çështja kundër tij është finalizuar me ngritjen e akuzave të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, fshehje të pasurisë  dhe mashtrimit. Në një fashikull ku SPAK do të dërgojë të pandehur edhe pesë persona të tjerë, Beqaj ka insistuar për rikontroll financiar sipas provave për të cilat pretendon se janë marrë pjesërisht.

Siç  ka thënë ish zyrtari, ai nuk ka fshehur asnjë pasuri dhe për këtë ju është referuar komunikimeve midis bashkëshortes dhe vajzës, që i dërgon një fotografi të banesës duke shkruar “ja këtu do qëndrojmë”.

Beqaj ka këmbëngulur se nëse banesa do ishte e tij, e bija  do kishte qenë e informuar, ashtu siç ka hedhur poshtë edhe pronësinë e automjetit që sërish SPAK thotë se nuk është e Ermal Kurtulaj. Duke ju vënë në dispozicion hyrje daljet në sistemin Tims të mjetit të drejtuar nga Ermam Kurtulaj Beqaj bëjnë më dije burimet thotë se emrat e personave që kanë udhëtuar me këtë makinë janë të shumtë e sa kohë drejtues rezulton përherë Kurtulaj, kjo hedh sipas tij poshtë gjetjet e SPAK. Një qëndrim mohues ka mbajtur edhe për Gzonën duke ju referuar komunikimeve telefonike të familjes.

Por prokurorët e posaçëm insistojnë se tenderat janë zhvilluar duke u urdhëruar nga Beqaj, se shoqëritë tregtare të kontraktuara kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve tek restoranti Gzona. Një tjetër fraksion është për SASPAK vazhdon i hapur për dyshimet e pastrimit të parave bëjnë me dije burimet

Edhe personat e tjerë kanë dhënë deklarimet përpara se dosja të zbresë në gjykatë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta