Protestuesit drejt rrugës së Durrësit, disa prej bizneseve qëndrojnë hapur, por nxjerrin ‘truproja’ jashtë ambienteve të tyre Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë të ftohtë.
Në operacionin e koduar “Hallkat”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet.
Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në pranga përfundoi edhe pasagjerja 39-vjeçare me inicialet D. N., banuese në Prizren, e cila dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Dyshohet se armët ishin trafikuar nga Kosova dhe do të përdoreshin për shitje te grupe kriminale. Kontrollet vijuan edhe në banesën e 34-vjeçarit, ku u sekuestrua një armë e ftohtë, dorezë hekuri.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel