Divjaka prej 15 ditësh në protestë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën dhe kritikojnë këshilltarët bashkiakë

15/08/2026 12:17

Protesta e banorëve të Bashkisë Divjakë për kundërshtimin e reformës territoriale shënoi ditën e 15 të premten.

Kryefjala e protestuesve ka qenë mungesa e këshilltarëve në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit bashkiak, që sipas tyre me këtë vendimmarrje nuk po mbështesin qytetarët.

Protestuesit shprehën shqetësime edhe për shtrenjtimin e jetesës dhe varfërinë që po shtohet.

Protesta kundër bashkimit të Divjakës me bashkinë e Lushnjës u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit. Qytetarët bënin thirrje “Divjaka Bashki” dhe patën ftesë për më shumë qytetarë në protestën e radhës.

Top Channel