Fluks i lartë në kufi, Shqipëria dhe Greqia koordinojnë masat për shmangien e radhëve të gjata
Një konflikt familjar në fshatin Majtarë të Dibrës ka rrezikuar të përshkallëzohej, pasi një 34-vjeçar dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, ndërsa djali 19-vjeçar i saj ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia ka arrestuar 34-vjeçarin D. E. është arrestuar, ndërsa 19-vjeçari F. E. është shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, konflikti nisi në një familje në fshatin Majtarë, ku D. E., 34 vjeç, dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, F. E., 40 vjeçe.
Gjatë konfliktit, djali i 40-vjeçares, 19-vjeçari F. E., dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur xhaxhain e tij. Policia vijon kërkimet për kapjen e 19-vjeçarit, ndërsa po kryhen kontrolle për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur.
Për ngjarjen janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë tre persona të tjerë. Dy prej tyre, F. E., 40 vjeçe, dhe A. E., 25 vjeçe, dyshohet se kanë dhunuar njëra-tjetrën gjatë konfliktit.
Në hetim është përfshirë edhe E. E., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të fshehë prova në vendngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
Top Channel