Shkodra në kulmin e sezonit/ Nga Velipoja në Theth, rritet numri i turistëve dhe rëndohet trafiku në qytet

15/08/2026 12:28

Nga bregdeti i Velipojës deri në Alpet e Thethit, Shkodra po përjeton një tjetër sezon të ngarkuar turistik.

Thethi vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore në veri, ndërsa të dhënat e regjistruara tregojnë për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë.

Rritja e numrit të vizitorëve nuk lidhet vetëm me pasuritë natyrore të zonës. Një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe aktivitetet kulturore dhe artistike, të organizuara pothuajse çdo mbrëmje përgjatë gjithë sezonit veror.

Ndërsa turistët e huaj vijojnë të preferojnë zonat malore, pushuesit shqiptarë orientohen kryesisht drejt zonave pranë ujit.

Velipoja mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara, ndërsa interes ka edhe për brigjet e Bunës, Kirit, si dhe liqenin e Shkodrës, veçanërisht në Shirokë.

Fluksi i lartë i vizitorëve po reflektohet edhe në jetën e përditshme të qytetit. Rritja e numrit të automjeteve ka sjellë trafik dhe vështirësi në qarkullim, sidomos në ditët dhe oraret me fluksin më të madh.

Top Channel