Ukraina injoron Trumpin, nuk cakton datë për mbajtjen e zgjedhjeve, rezoluta: Do zhvillohen kur të ketë paqe gjithëpërfshirëse

25/02/2025 14:10

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rezolutë më 25 shkurt për të mbajtur zgjedhjet në vend kur “të sigurohet një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme” në vend, tha ligjvënësi Yaroslav Zhelezniak.

Vendimi u mbështet me shumicë votash nga 268 deputetë, ndërsa 12 abstenuan, sipas ligjvënësit.

Rezoluta për mbështetjen e demokracisë në Ukrainë përballë agresionit rus, përcakton se zgjedhjet nuk mund të mbahen nën ligjin ushtarak, duke theksuar nevojën për vazhdimësi të udhëheqjes aktuale.

“Presidenti rus Vladimir Putin është i vetmi përgjegjës për dështimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira, transparente dhe demokratike në Ukrainë me pjesëmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta vjen pasi Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti Presidentin Volodymyr Zelensky një ” diktator ” në një postim në platformën e tij “Truth Social” më 19 shkurt, duke e akuzuar atë për refuzimin e mbajtjes së zgjedhjeve dhe duke përsëritur pretendime të rreme për luftën në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA