Mbretëresha Margrethe e Danimarkës shtrohet në spital, do të qëndrojë nën kujdes mjekësor gjatë gjithë javës Kompania ajrore “Delta Airlines” po ofron nga 30 mijë dollarë për çdo pasagjer që ishte në aeroplanin që u përplas gjatë uljes në aeroportin e Torontos të hënën, ku pr fat të mirë të gjithë personat në aeroplan mbijetuan.
Aeroplani u rrotullua pasi u ul dhe u përmbys. Edhe vetë pasagjerët u shprehën të befasuar që shumica shpëtuan pa lëndime.
Mbetet ende e paqartë se çfarë shkaktoi incidentin, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Në aeroplan ishin 76 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa avioni ishte nisur nga Minneapolis, SHBA.
Zëdhënësi i kompanisë “Delta” tha se paratë e ofruara nuk ndikojnë në të drejtat e klientëve.
Ekuipazhi i aeroplanit dhe ekipet emergjente u vlerësuan maksimalisht për reagimin e shpejtë për t’i nxjerrë pasagjerët.
21 prej udhëtarëve morën lëndime dhe u dërguan në spital, ndërsa deri të mërkurën, me përjashtim të njërit të gjithë tjerët u larguan nga spitali.
Top Channel