“Nëse dikush do të më zëvendësojë tani, kjo s’do funksionojë”, Zelensky i përgjigjet Trumpit: Jeton në një fluksë dezinformimi

19/02/2025 12:11

Zelensky thotë se Trump “jeton në një flluskë dezinformimi” me përçarje të mbjellë nga Rusia.

Presidenti ukrainas iu përgjigj komenteve të Trump-it të një nate më parë.

Ai thotë se “kurrë nuk i komentoj vlerësimet e popullaritetit, veçanërisht të miat apo të liderëve të tjerë”, por vë në dukje se sondazhi më i fundit tregon se 58% e ukrainasve i besojnë atij.

Pra, nëse dikush dëshiron të më zëvendësojë tani, kjo nuk do të funksionojë”, thotë ai.

Ai gjithashtu thekson “shumë dezinformata që vijnë nga Rusia,” duke thënë se këto të dhëna duket se po ndahen edhe me SHBA-në.

Fatkeqësisht, Presidenti Trump, me gjithë respektin për të si lider i një kombi që e respektojmë shumë… jeton në këtë flluskë dezinformimi”, thotë ai.

Zelensky thotë se do të shqyrtojë mbledhjen e më shumë të dhënave mbi besimin te liderët kyç globalë për të kundërshtuar dezinformimin rus, duke paralajmëruar për “rrethin e dezinformimit rreth Presidentit Trump”, që sipas tij përfshin përfaqësues të lidhur me qeveritë hungareze dhe sllovake.

“Kjo është shqetësuese. Gjithçka që po bëjnë ka për qëllim të sigurojnë që Ukraina të jetë e dobët”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA