Inside Story/ Qëllimet asimiluese të Serbisë, si po zhduket përfaqësimi politik i shqiptarëve në Luginë

19/02/2025 21:38

Spastrimi i shqiptarëve nga regjistrat, ka sjellë pasoja tek përfaqësimi në institucionet lokale.

Vetëm në 4 vite, përgjatë periudhës 2015-2019, numri i këshilltarëve shqiptarë në Komunën e Medvegjës zbriti nga 8 në Të dhënat janë bërë publike nga Komuna e Preshevës në periudhën që drejtohej nga Shqipërim Arifi.

‘Kuptohet që dihet prapavija, sa më pak të jetë numri shqiptarëve në këtë pjesë, shteti e ka menduar gjatë këtë çështje dhe këtë rrugë që shqiptarët të jenë sa më pak në këto troje’ u shpreh Visar Memeti, Kryetari i APN.

‘Këshilli kombëtarë ka qenë një herë me 29, më pas refuzimit të daljes në regjistrimin e popullsisë janë bërë me 15 anëtarë me regjistrimin e vitit 2022 presim që të bëhen 29 anëtarë në Këshillin Kombëtarë që ritet edhe financimi nga qeveria e Serbisë’ u shpreh Enkel Rexhepi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA