Dy takime në tre ditë, evropianët të udhëhequr nga Macron mblidhen sërish një ditë pas bisedimeve SHBA-Rusi

18/02/2025 22:51

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të zhvillojë bisedime të tjera për luftën në Ukrainë ditën e nesërme me disa shtete evropiane dhe joevropiane.

Kryeministri belg Bart De Wever është ftuar dhe do të marrë pjesë në bisedimet në Paris, sipas zëdhënësit të tij.

Udhëheqësit evropianë u mënjanuan nga bisedimet dypalëshe të Shteteve të Bashkuara me Rusinë në Arabinë Saudite, dhe në vend të kësaj mbajtën bisedimet e tyre urgjente të hënën në Paris.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, i cili mori pjesë në samitin urgjent të hënën, nuk do të marrë pjesë në bisedimet e ditës së nesërme, sipas zëdhënësit të tij.

Në intervistën e tij të martën në mbrëmje me gazetat rajonale franceze, Macron e përshkroi Rusinë si një “kërcënim ekzistencial” për Evropën duke përmendur veçanërisht veprimet e saj në kufirin polak, sulmet kibernetike dhe përhapjen e dezinformatave. Por Macron tha gjithashtu se është i gatshëm të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA