“Do të vijojnë arrestime të niveleve të larta”/ Karamuço në “Top Story”: Futja e Ols Dados dhe Altin Dumanit në çështje…

17/02/2025 22:04

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmëroi në “Top Story” se arrestimet e figurave të larta politike në vendin tonë do të vijojnë.

Ai u shpreh se përpara zgjedhjeve të 11 majit, pritet të ketë të tjerë persona nën lupën e drejtësisë.

Sa i përket prokurorëve që po merren me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ols Dado dhe Altin Dumani, Karamuço tha se përfshirja e tyre në këtë çështje tregoi se diçka do të ndodhte.

“Duam apo nuk duam SPAK futet në ndikim politik, ajo ndodhi, dhe çështje të tjera që kanë në proces. Edhe përpara 11 majit do të vijojnë arrestimet. Kjo është një debat që ka bërë SHBA-në, për Trump që vazhdoi fushatën ndërkohë që ishte nën hetim.

Gjasat janë që do të ketë edhe arrestime të tjera të nivelit të lartë. Ky është një debat që shtrihet edhe në kontekstin politik. Shihet edhe si një element për garën zgjedhore.

Futja e Ols Dados dhe Altin Dumanit në çështje tregoi se diçka do të ndodhte. Ajo që kemi thënë këtu sepse politikanët duhet të kuptojnë se në themel të kësaj kemi folur për standardet. I kemi folur para 21 ditës.

Rama duhet ta dijë që ka 8 institucione që mund të kontrollojnë SPAK. Ata merren me atë procesin e tyre rutinë. Përse duhet të ndërmarrim reforma kur ne kemi një institucion që kontrollohen nga institucione të tjera”, tha Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA