Inflacioni nis vitin me rënie! Zbret në 1.9%, por mishi, bulmeti e zarzavatet mbeten më të shtrenjtat

13/02/2025 15:25

Viti 2025 ka nisur me një zbehje të mëtejshme të inflacionit në vend.

Çmimet në muajin janar rezultuan 1.9% më të shtrenjta, një ritëm më i ngadaltë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë 2023.

Ndonëse me një rënie, ushqimet dhe pijet alkoolike, mobiljet por dhe qiratë po i mbajnë çmimet e larta edhe këtë fillimvit. Ekspert të tregut e shpjegojnë këtë tendencë me parimin e kërkes-ofertës në treg.

“Po të shikosh trajektoren e inflacionit ka ardhur vetëm në rënie në mënyrë konstante çka tregon veç të tjerash efikasitetin e politikës monetare dhe pasja në fokus e inflacionit për ta ulur meqënëse akoma një pjesë e konsiderueshme e ushqimeve importohet por marrë parasysh dhe sezonit turistik kërkesa në tregin shqiptar ka ardhur në rritje”, shpjegon eksperti.

40% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqimet, por këtë fillim vit nuk janë kursyer as tek argëtimi, veshja apo kultura, inflacioni i të cilëve arriti përkatësisht në 5.7% dhe 3.3%.

“Kërkesa për këtë lloj kategorie ka ardhur në rritje meqenëse edhe oferta është në nivelet më të ulëta normalisht që ndikon në rritjen e çmimeve të grupmallrave siç ka ndikuar edhe nga të dhënat e publikuara nga Instat”.

Një rritje e çmimeve por më e ngadaltë vërehet edhe për baret e restorantet ndërsa sektori i transportit ka ndikuar më shumë në këtë rënie të inflacionit. Por a duhet të jetë shqetësuese një tendencë e tillë për ekonominë shqiptare?

“Objektivi dhe analiza e bankës është që gjatë 2025 inflacioni do jetë 2-3% por shqetësues inflacioni bëhet kur i afrohet nivelit 1% apo ulet edhe më poshtë sepse pavarësisht sesi duket ajo që është në brendesi të fenomenit ka të bëjë me ftohjen e ekonomisë”.

Sipas Bankës së Shqipërisë një rënie e inflacionit në vend ndodh si pasojë e inflacioni të importuar më të vogël me vendet partnere , forcimi i kursit të këmbimit të Lekut, si dhe efektet e politikës monetare se ndërmarrë deri më tani. Ndërsa parashikon që Inflacioni të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA