Tentoi të rrëmbente një vajzë të mitur, arrestohet 30-vjeçari në Dibër
10/02/2025 13:40
Një 30-vjeçar ka tentuar të rrëmbejë një vajzë të mitur në qytetin e Dibrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lunar, në Selishtë.
Policia thotë se në pranga ra G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel