Kanye West duket se nuk ka të ndalur sa i përket qëndrimeve të tij anti-hebre dhe këtë e ka treguar sërish me anë të statuseve që ka bërë në platformën “X”.
Reperi sulmoi pronarin e platformës, Elon Musk, mbrojti gruan e tij Bianca Censori nga kritikat që ajo mori për pamjen e saj të Grammys dhe lavdëroi Adolf Hitlerin.
“Unë kurrë nuk kërkoj falje për komentet e mia hebreje. Mund të them çfarëdo m*** të dua. Ku është falja për mua që bllokuat llogarive të mia”, shkroi artisti amerikan.
Në një postim tjetër, West tha: “Unë as nuk e di se çfarë do të thotë anti-semiti. Janë vetëm disa budallallëqe të krijuara nga hebrenjtë për të mbrojtur m*** e tyre”.
“Jam nazist. Hitleri dukej shumë mirë. Mund të them hebrenj sa herë të dua. Mund të them Hitler sa herë të dua. Unë mund të bëj çfarë të dua”, shkroi në një tjetër postim reperi, duke nxitur fansat që të komentonin menjëherë kundër tij, gjë e cila atij dukej se nuk i interesoi aspak.
Kjo nuk është hera e parë që West bën komente të tilla naziste, duke sjellë urrejtje te fansat e tij, teksa shumë brande vendosën mos të ishin më sponsorë të tij.
Top Channel