Prokuroria e Elbasanit dërgon për gjykim të akuzuarin për vrasjen e ish-efektivit Roland Rexhepi në vitin 2009.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Donald Hoxha akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi:
Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të ish-efektivit të policisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H., i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.833/3 të vitit 2009, prokuroria arriti në përfundimin se shtetasi në fjalë ka kryer veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/a dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës R.R. ish-efektiv i policisë i vrarë në vitin 2009.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan vijon hetimet në lidhje me zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm në lidhje me këtë ngjarje.
Top Channel