Vetëm 48 orë pas plagosjes së një 40-vjeçari në qendër të qytetit, një tjetër plagosje ndodhi në Korçë mbrëmjen e së enjtes.

Një 26-vjeçar nga Korça i identifikuar si Kostandin Ziu shkoi në spital pasi ishte plagosur në pjesën e pasme të qafës me thikë ndërkohë që bluzat e bardha sinjalizuan edhe policinë.

Pasi iu dha ndihma e parë mjekësore, i riu u transportua drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore ndërkohë që për shkak të gjendjes shëndetësore dëshmia e tij ka qenë e paqartë dhe me shumë pak informacione sa i takon shkakut të konfliktit mes tij dhe autorit.

Ka qenë vetë i riu, i cili ka dëshmuar për policinë se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit duke identifikuar edhe autorin ndërkohë që në vendngjarje ekspertët janë përqëndruar tek kqyrja e një automjeti tip Renault Clio brenda apo në afërsi të së cilit dyshohet të ketë ndodhur ngjarja.

Burime nga grupi hetimor thanë se për shkak të vështirësisë për të marrë një dëshmi të qartë në lidhje me shkakun e ngjarjes nga i plagosuri, po punohet për të gjetur persona të tjerë që mund të kenë dijeni për konflikte të mundshme mes tij dhe autorit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta