Zjarri në Vlorë, digjen dhjetëra hektarë tokë, banorët të frikësuar për përhapjen e flakëve

23/09/2026 13:07

Situata vijon të jetë e rënduar nga zjarri në fushat e fshatit Akërni të Vlorës.

Dhjetëra hektarë tokë, kryesisht me shkurre dhe bimësi të ndryshme, por edhe sipërfaqe me ullishte, janë përfshirë nga flakët.

Zjarri ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e fshatit Delisuf, ndërsa gjatë orëve të para të ditës është riaktivizuar. I favorizuar nga era e fortë, zjarri ka përparuar me shpejtësi në drejtim të Akërnisë.

Era që fryn në drejtimin veri-jug ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke krijuar shqetësim edhe tek banorët e zonës.

Në terren ndodhen rreth 30 forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

Banorët shprehen të frikësuar, pasi flakët vijojnë të jenë aktive dhe zjarri ndodhet pranë sipërfaqeve të tjera me bimësi dhe ullishte.

Shefi i ndërhyrjes së zjarrfikësve, Luan Kapaj, tregon për situatën në terren dhe vështirësitë me të cilat po përballen forcat zjarrfikëse për shkak të erës dhe përhapjes së flakëve.

Këtu në fushat e Akërnisë, zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve. Dhjetëra hektarë janë përfshirë tashmë nga zjarri, ndërsa rreth 30 forca zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave. Frika më e madhe mbetet përhapja e mëtejshme e flakëve drejt sipërfaqeve të tjera me ullishte dhe bimësi“, u shpreh ai.

Top Channel