Zyrat e një subjekti privat në katin e 4-t, zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të, dhe një restorant në katin e 6-të u dogjën nga zjarri i rënë një ditë më parë në një kompleks pallatesh në Tiranë
Ende nuk dihet shkaku i rënies, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e zjarrit.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për rënien e zjarrit në katin e 4-t të një ndërtese, në rrugën “Tish Daija”, bëjmë me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Nga përhapja e flakëve u dogjën zyrat e një subjekti privat në katin e 4-t, zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të, dhe një restorant në katin e 6-të. Vijojnë hetimet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, sipas njoftimi të policisë.
Top Channel