Emri/ Kërcënoi me thikë pronarin e lokalit dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, arrestohet 37-vjeçari në Mirditë

21/01/2025 11:56

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kërcënoi me thikë pronarin e një lokali në Rubik.

Policia pas marrjes së njoftimit se në një lokal, në Rubik, një shtetas kishte kanosur me thikë pronarin e lokalit, kanë shkuar në këtë adresë, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi Lendi Deni, në gjendje të dehur, i ka kundërshtuar ata me forcë, ka goditur me grusht njërin prej tyre dhe është larguar me vrap.

Pas kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Lendi Deni 37 vjeç, banues në Rubik, Mirditë. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA