Koloneli ukrainas jep pamje të përgjithshme për frontin e luftës: Beteja e madhe po bëhet me dronë, rusët janë më të shumtë në numër, por… Pak përpara ceremonisë se inaugurimit të bashkëshortit, Melania Trump befasoi me lajmin se do të hedhë në treg kriptomonedhën e saj.
Bashkëshortja e presidentit të ri amerikan njoftoi lançimin e $Melania, monedhë kjo që përshkruhet si “shprehje e mbështetjes për vlerat e mishëruara të Zonjës së Parë”. Vlera e kriptomonedhës së Melania-s u rrit shpejt, një skenar ky i cili u pa në fakt edhe më lëshimin e kriptomonedhës $Trump të premten, e cila shënoi fitime të mëdha brenda pak orësh. Melania është një aset kripto i krijuar dhe gjurmuar në blockchain-in Solana.
Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerë totale tregu prej rreth 12 miliardë dollarë, ndërsa $ Melania qëndron në rreth 1.7 miliardë dollarë. Trump më parë i konsideronte monedhat dixhitale një mashtrim, megjithatë gjatë fushatës zgjedhore në 2024-tën u bë kandidati i parë presidencial që pranoi asete dixhitale si donacione. Ai madje shkoi më tej duke u zotuar të krijojë një rezervë strategjike në bitcoin dhe të caktojë rregullatorë financiarë që do të marrin një qëndrim më pozitiv ndaj aseteve dixhitale. Në vazhdën e fitores së tij, bitcoin shënoi një rekord të lartë dhe aktualisht po tregtohet me rreth 107,000 dollarë, sipas platformës së tregtimit të kriptomonedhave, Coinbase. Kriptovalutat e tjera, duke përfshirë dogecoin, e cila është promovuar nga miliarderi dhe përkrahësi i fortë i Trumpit, Elon Musk, kanë pësuar gjithashtu rritje të ndjeshme këtë vit.
Gjatë presidencës Biden, kishin përmendur vazhdimisht shqetësime lidhur me mundësinë e mashtrimit dhe pastrimit të parave përmes monedhave dixhitale, ndërsa kishin goditur kompanitë e kriptomonedhave duke paditur shkëmbimet e tyre.
Top Channel