19/01 22:59
Grupi terrorist i Hamasit i‘u ka dhënë “çanta dhuratash” tre vajzave izraelite që liroi ditën e parë të armëpushimit.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, çantat kishin brenda foto të tyre gjatë kohës që mbaheshin peng nga grupi terrorist dhe një “certifikatë” për lirimin e tyre.
Një video e publikuar nga IDF tregon pengjet Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher duke mbajtur çantat e dhuratave kur ato iu dorëzuan trupave.
Kujtojmë se këto janë 3 pengjet e para nga 33 që do të lirohen gjatë fazës së parë të armëpushimit.
This is what we’ve been fighting for, for over 471 days. Welcome home Emily, Doron and Romi 🇮🇱 pic.twitter.com/VIXyaP1ntY
— Israel Defense Forces (@IDF) January 19, 2025
Top Channel