Bota e futbollit ka marrë lajmin e trishtë, me ndarjen nga jeta të legjendës skoceze të Manchester United, Denis Law, në moshën 84-vjeçare, i cili prej kohësh vuante nga demenca.
Ai cilësohet si një nga emrat më të mëdhenj të futbollit në vitet ’60-’70, i cili së bashku me Sir Bobby Charlton dhe George Best krijuan një nga treshet më të frikshme në Angli.
“Me zemër të rënduar ju komunikojmë se babai ynë, Denis Law, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ka luftuar një betejë të vështirë, por tani më në fund është në paqe. Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për shëndetin dhe përkujdesjen ndaj tij, në të kaluarën dhe në kohët e fundit. E dimë se sa e kanë mbështetur njerëzit dhe sa e kanë dashur. Kjo dashuri është vlerësuar gjithmonë dhe ka bërë diferencën”, komunikoi familja e tij me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Law, i vetmi skocez që fitoi Topin e Artë, shënoi 237 gola për Man Utd në një karrierë të shkëlqyer në të cilën fitoi edhe Kupën Europiane. Ai mbetet golashënuesi më i mirë i Skocisë me 30 gola në 55 paraqitje për vendin e tij, një rekord që ai ndan me Kenny Dalglish.
Everyone at Manchester United is mourning the loss of Denis Law, the King of the Stretford End, who has passed away, aged 84.
Our deepest condolences go out to Denis’s family and many friends. His memory will live on forever more.
— Manchester United (@ManUtd) January 17, 2025
Top Channel