Vodhi sendet personale të të ndaluarit, pezullohet nga detyra nënkomisari i Gramshit

17/01/2025 18:05

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra një nënkomisar me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh.

Ka rezultuar se efektivi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluari.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Nënkomisar G. C., 31 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga hetimet e kryera nga AMP janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar/arrestuar”, sipas njoftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA