Kryeministri Polak Donald Tusk ka akuzuar publikisht Rusinë për planifikimin e sulmeve kundër shënjestrave të paspecifikuara që përdorin avionë.
“Nuk po hyj në detaje. Dua vetëm ta konfirmoj besueshmërinë e frikës se Rusia po planifikon akte të terrorit ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por kundër linjave ajrore në te gjithë botën”, thotë Tusk.
Edhe pse tronditëse, komentet e liderit polak nuk ishin të papritura, thotë REL: Ka pasur një numër në rritje të incidenteve të dyshimta, alarmuese dhe të pashpjegueshme këto muajt e fundit.
Dy prej tyre përfshinin linjat ajrore dhe dyshimet se Moska po kërkonte të vendoste mjete të fshehta shpërthyese në avionë mallrash, ndërsa disa të tjera përfshinin anije që kanë dëmtuar kabllot nënujore.
Korrikun e vitit të kaluar, një pako e dërguar nga Lituania mori flakë papritur në një depo të një kompanie postare në qytetin Lajpcig të Gjermanisë, 1.300 kilometra më në perëndim, një pajisje e ngjashme shpërtheu në një magazinë të së një njëjtës kompani në Birmingham të Anglisë, duke shkaktuar zjarr.
Për një sërë liderësh europianë, dyshimi është i qartë se Rusia po ndërmerr një fushatë të fshehtë kundër Perëndimit.
Serioziteti i këtij problemi u theksua edhe më shumë nga raportimet se zyrtarët e inteligjencës amerikane përgjuan komunikimin e zyrtarëve të inteligjencës së ushtrisë ruse, të cilët po bisedonin për një komplot me bomba dhe se presidenti Joe Biden i kishte urdhëruar dy këshilltarë të lartë të sigurisë kombëtare për t’i paralajmëruar zyrtarët rusë.
Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit për sulme terrori, përfshirë këtu zjarrvënien e qëllimshme, grabitjen, helmimin e sulme ndaj individëve në Perëndim.
Top Channel