13/01 17:40
Fondacioni bamirës i Beyonce ka njoftuar se do të dhurojë 2.5 milionë dollarë për njerëzit që humbën shtëpitë e tyre nga zjarret masive në Los Angelos.
Fondi do të shpërndahet edhe në kisha e qendra komunitare në zona të tjera të prekura.
Këngëtarja është prekur personalisht nga zjarret, pasi ka një shtëpi në Malibu së bashku me Jay-Z.
Shtëpia e tyre mund të mos jetë prekur nga flakët, megjithëse nëna e Beyonce, Tina Knowles, njoftoi se humbi një shtëpi që kishte në Malibu nga zjarret javën e kaluar.
Top Channel