Policia ka zbuluar një ambient të marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit në Durrës.

Policia bën me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 2 ”, në kuadër të të cilit:

-u shpallën në kërkim shtetaset L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, banuese në Kinë;

-nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA