Prokuroria e Tiranës heton dhunën fizike ndaj Petrit Çakrit ndodhur në ambientet e GJKKO një ditë më parë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se çështja po hetohet për kanosje dhe dhunë ndaj dëshmitarit dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar audion e seancës dhe pamjet filmike, ndërkohë qe pritet të merret në pyetje si deklarues edhe Çakri u cili mori ndihmë mjekësore menjëherë pasi tre vëllezërit Bushgjoka, të bashkëarrestuar me Petrit Çakrin, e dhunuan fizikisht në sallën e gjykatës së Posaçme.

Top Channel