Numri 1 i botës në shah, Magnus Carlsen dha dorëheqjen nga kampionati botëror i shahut të shpejtë të premten pasi refuzoi të ndërronte xhinset që kishte veshur, sipas Federatës Ndërkombëtare të Shahut.
Carlsen, i cili ka fituar pesë tituj botërorë të shahut të shpejtë dhe shtatë tituj botëror të shahut Blitz në 10 vitet e fundit, u tërhoq gjithashtu nga Kampionati Botëror Blitz që po mbahet në Indi.
FIDE tha në një deklaratë se Carlsen shkeli kodin e veshjes së turneut duke veshur xhinse, më pas refuzoi të ndërronte rrobat pasi ja kërkoi arbitri kryesor e kishtë gjobitur me 200 dollarë sipas CNN.
“Ky vendim është marrë në mënyrë të paanshme dhe vlen në mënyrë të barabartë për të gjithë lojtarët,” tha FIDE, duke shtuar se konkurrenti tjetër Ian Nepominatchi gjithashtu shkeli kodin e veshjes duke veshur këpucë sportive, por vazhdoi të luante pasi i ndërroi.
“Përplasja u bë ‘çështje parimi’ për mua. Unë nuk e kam apeluar vendimin, jam shumë i vjetër që t’i jap rëndësi kësaj ngjarje, nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë … askush nuk dëshiron të tërhiqet dhe për mua nuk është problem”, tha Carlsen.
“Unë do të shkoj diku ku moti është pak më i mirë se këtu dhe kaq”, shtoi ai.
Top Channel