Ukrainasit hedhin në erë trenin rus në rajonin e Moskës, momenti kur ndodh shpërthimi

29/12/2024 17:57

Një video amatore e publikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase, shfaq momentin kur treni i ushtrisë ruse hidhet në erë nga ukrainasit.

“Gjatë natës së 27 dhjetorit, një shpërthim ndodhi në stacionin e trenit në Voskresensk të rajonit të Moskës, ku u shkatërruan vagonët e trenit që përdorej për t’i ofruar mbështetje logjistike forcave pushtuese ruse”, thuhet në kumtesën e inteligjencës ukrainase.

Nga autoritetet ruse nuk janë deklaruar lidhje me humbjet e pësuara në këtë sulm të koordinuar të ukrainasve – madje Kremlini heshtë sa herë që kryhen sulme në territorin rus.
Gjithçka dukej qetë në natën e 27 dhjetorit, kur krejt befasisht ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm në njërin prej vagonët e trenit të ushtrisë ruse.

Edhe më herët trenat rusë ishin cak i sulmeve ukrainase, pasi Kremlini i përdor për të transportuar municion dhe pajisje tjera në rajonet e pushtuara ukrainase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA