Fitoi çmimin Nobel në vitin 2002! Kush ishte Jimmy Carter, presidenti më jetëgjatë i SHBA-së

29/12/2024 22:31

Ish-presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter, ka mbyllur sytë në moshën 100-vjeçare.

Ai ishte një avokat që luftoi me fushata për shëndetin global dhe të drejtat e njeriut.

Një demokrat nga Xhorxhia, Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA dhe shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, pasi u mund më pas nga Ronald Reagan në 1981.

100-vjeçari i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002.

Vdekja e Carter vjen pasi gruaja e tij, Rosalynn Carter vdiq në nëntor 2023 në moshën 96-vjeçare.

Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij.

Lexo edhe: Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare ish-presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA