U plagos me thikë nga bashkëmoshatari, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit: Ka marrë katër goditje, erdhi me hemorragji në krah

13/12/2024 11:42

Mjeku që i dha ndihmën e parë 17-vjeçarit që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Fier, tregon se i mituri ka katër plagë, por jo të rënda.

Në një intervistë për Top Channel, drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, thotë se i mituri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

“Më morën në telefon mësuesit që ka ndodhur një ngjarje. Personin e sollën këtu mësuesit dhe shokët e vet. Kishte pak hemorragji në krahun e majtë, dukej plagë me mjete prerëse. Kishte marrë katër goditje të vogla. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën. Këtu iu dha ndihma, pastaj u nis për menjëherë për trajtim për specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit”, tha mjeku.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Fierit kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy nxënësve, që kishte nisur një natë më parë për shkak të një postimi në rrjetin social Snapchat. Autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar për marrjen e dëshmisë dhe për procedurat ligjore përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA