Rruga Ura e Çerenecit – Zgosht, që lidh qarkun e Dibrës me qarkun e Elbasanit, po ndërtohet nga e para.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet këtë të premte, ndërsa u shpreh se ky aks është shumë i rëndësishëm, pasi lidh qarkun e Dibrës me qarkun e Elbasanit.
“Jemi në një vepër të rëndësishme, që krijon një ndërlidhje mjaft të kërkuar nga dy zona, të cilat duken larg. Jemi në qarkun e Dibrës dhe lidhemi me qarkun e Elbasanit. Unë shikoj edhe standardin e ndërtimit, duke marrë parasysh kushtet atmosferike, është standard i mirë ndërtimi. E themi gjithmonë, nuk mjafton të ndërtosh një rrugë, duhet që ajo të ketë të gjitha standardet e ndërtimit. Problematikat që hasim me mirëmbajtjen janë ato që kanë kostot më të larta”, u shpreh ministrja Balluku.
Top Channel